BOTAKRONIKË

Pjesë e trafikut të drogës, policia prangos dy të rinjtë shqiptarë dhe u sekuestron 800 mijë euro


Policia e Milanos ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshave 19 dhe 28 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje, si dhe gjatë operacionit iu gjetën dhe sekuestruan 800 mijë euro. Dyshimet e para janë se kjo sasi parash është rezultat i trafikut të drogës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Arrestimi i tyre u bë pas zbulimit të një apartamenti në via della Cooperation në Rozzano (Milano), që ishte baza për një bandë trafikantësh, shkruajnë mediat italiane. 

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Arrestimi

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të enjten e kaluar agjentët e seksionit të antidrogës kanë nisur një shërbim vëzhgimi dhe në orët e vona të mbrëmjes nga ky apartament kanë dalë dhe janë ndjekur dy të rinj të dyshuar. Pasi kanë udhëtuar rreth 150 metra, të dy kanë mbërritur në një parking përpara disa dyqaneve tregtare ku i priste një makinë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njëri nga të dy u afrua, mori një tufë parash që ia dha një burrë në makinë dhe u kthye në apartament, ndërsa tjetri që ishte me të, me një çantë shpine, qëndroi në parking edhe për dhjetë minuta të tjera. Në këtë moment vjen një tjetër makinë, ku hipën i riu dhe zbret pak më tutje, për t’u kthyer më pas në ndërtesën në via della Cooperation.

Më pas, policia antidrogë vendosi të ndalonte të riun dhe pas kontrollit ushtruar në çantën e shpinës iu gjetën një sasi e madhe parash, të paketuara në mbështjellës celofani të mbushur me vakum.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më pas policia u zhvendos në banesën e tyre ku u gjetën edhe atje një çantë e mbushur me euro, fletore të shumta ku mbaheshin shënim paratë, qese plastike tashmë të hapura si dhe dy telefona prodhim i fundit.

Policia konstaton se dy shqiptarët që ndodhen prej disa muajsh në Itali janë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës që merret vetëm me lëvizjen e parave, grumbullimin dhe transportin përtej kufirit për ‘blerjen e grupeve të reja të drogës’.

Related Articles

Back to top button