AKTUALITETPOLITIKË

Plani i Bashës për energjinë? Rama: Si Sudja dhe Vehbiu, “bëje rrafsh arkën e shtetit se shifemi nesër”! Kemi ujë po nuk e rezervojmë dot, se do përmbytnim dynjanë


Kryeministri Edi Rama thotë se plani i kreut të PD Lulzim Basha për menaxhimin e situatës energjitike në vend, është si antagonizmat e Sudes dhe Vehbiut, “bëje rrafsh arkën e shtetit se flasim nesër”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një konferencë për mediat, Rama po thotë se Shqipëria vërtet ëhstë e pasur me burime ujore, por vendi ynë nuk ka kushtet për ta ruajtur ujin sepse nuk ka rezerva. Ndryshe tha ai, do përmyteshin shumë zona.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët si rezultat i faktit që ne nuk e mbajmë dot, se përndryshe do përmbytnim dynjanë. Se për çfarë arsye do ta shisnim. Prandaj po ndërtojmë Skavicën sot. Na jep mundësinë që prurjet që nuk na duhen, ti kemi aty si rezervë”, u shpreh kryeministri Shqipërisë ndër të tjera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Plani i Bashës?

– Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në 2013, i dizelit dhe benzinës. Sa ka qenë, verifikojeni? Verifikojnei sa ka qenë në pikat e karburanit në Shqipëri. Ne jemi të qartë se çfarë do bëjmë, kurse këto kërkesat “bëje rrafsh arken e shtetit se shifemi nesër”, janë antagonizma të Sudes dhe Vehbiut. Ne sjemi as Sudja dhe as Vehbiu.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rreziqet për shtetin?

– Qëllimi ynë është që ta mbrojmë konsumatorin por të mos cënojmë në tërësi planet e rritjes së mëtjeshme ekonomike. Ekonimia nuk rritet me subvencione, me indulgjenca. Ekonomia rritet me rritje të invetimeve.

Ekonomia sot është rritur. Sot kemi në punë më shumë njerëz para se të na godiste pandemia. Me regjistra të shtetit flas, jo me opinione.

Heqja e TVSH nuk ka treguar, kemi rastine imputeve bujqësore, se kjo ulë çmimet. E kanë parë të gjithë. Se çmimet i vendos tregu.

Do ulet taksa e energjisë për familjarët? Fatkeqësi e pashmangshme apo krizë keqmenazhimi?

Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët si rezultat i faktit që ne nuk e mbajmë dot, se përndryshe do përmbytnim dynjanë. Se për çfarë arsye do ta shisnim. Prandaj po ndërtojmë Skavicën sot. Na jep mundësinë që prurjet që nuk na duhen, ti kemi aty si rezervë.

Do të kemi fuqinë ta diktojmë ne se kur do të dalim në treg për të shitur. Do na japë mundësinë që ne të ruajmë rezerva. Se ujë mund të kesh po po nuk pate ku ta rezervosh, ça do bësh, do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë? Se duhet të kesh një rezervë.

Related Articles

Back to top button