AKTUALITET

PO NA HELMOJNË!!! Tonelata ushqimesh të skaduara shiten në Supermarketet e bendit (RAPORTI I PLOTË)


Spinaq importi me pesticide, vezë me salmonelë, kofsha pule të mykura, mish viçi i pakontrolluar, djath i prishur apo i mykur; djath picash i skaduar; vaj vegjetal që shitet për gjalp; djath me vajë palme; brioshë nëpër pasticeri që janë bërë me miell të mykur; bukë të tilla po ashtu; kripë e jodizuar jashtë çdo standarti, apo pasta të prishura; qumësht pa asnjë lloj kontrolli e mozarella të skaduara në vendet e tyre të origjinës; fara të zeza susam nga India që kanë përmbajtje helmuese e nuk duhet të tregtohen fare, çokollata të paketuara me data skadence të ndryshuara….

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

*

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Djali i vogël nuk i ndalte lotët. Në qendër të Tiranës, në mes të supermarketit, aty ku dhjetëra njerëz shtynin karrocat ndërsa merrnin produktet e shportës së javës, vogëlushi i kërkonte të emës Kos. Ishte mesi i qershorit 2019 dhe nëna, e turpëruar përpara syve të të gjithëve që e shihnin, nuk ngurroi të plotësonte tekën e të voglit. Mori nga rafti një kos, e hapi, dhe me një lugë kauçuku tentoi tia jepte. Ç’të shihte. Ishte në një Qendër Tregtare në qendër të Tiranës dhe në një supermarket luksoz, por kosi, i mbyllur, kishte një shtresë myku.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nuk ia bëri dysh. Mori djalin në krah, pagoi ç’kishte për të paguar së bashku me kosin e hapur dhe doli menjëherë nga qendra. Si një qytetare e përgjegjshme mendoi se do të bënte një të mirë publike të denonconte produktin e prishur, apo të skaduar, apo ajo vetë nuk e dinte se ç’ishte kjo gjë. Nuk e bëri këtë në rrjetet sociale, sikurse e bëjnë pjesa më e madhe e njerëzve kur shofin një produkt me datë skandence jashtë afatit, apo të prishur.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Hyri në faqen e AKU Tiranë, dhe denoncoi fotografinë e kosit “F” që kishte blerë, dhe që kishte shtresën e mykut sipër, së bashku me kuponin tatimor që tregonte ditën dhe orën e saktë se ku e kishte blerë.

Tre ditë më vonë, inspektorët e AKU ia behin në supermarket për të verifikuar denoncimin e qytetares, bashkë me një urdhër në dorë, për inspektim edhe të produkteve të tjera, (meqë u doli rruga për një kontroll). Nga verifikimi në terren doli se në qershor 2019, supermarket kishte marrë një koli kos me datë skadence 01.06.2019 dhe me vonë kishin marrë edhe 6 koli me po të njëjtin kos, me datë skandence 12 qershor. Sipas asaj që vërtetuan në terren inspektorët e AKU produkti me datë skandence 12 qershor, për herë të fundit, ishte shitur në 8 qershor, pra gjithçka brenda afatit. Inspektorët shkuan edhe më tej, detyruan personelin të hapte disa kos të tjerë dhe vunë re se nuk kishte prezencë myku në të.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por kontrolli nuk u ndal me kaq. U pa se kur kishte shkuar sasia e kosit në supermarket dhe datat se kur ishin furnizuar. Në një kontroll të imtësishëm u gjet se 12 produkte “Kos F” ishin shitur jashtë datës së skandencës, dhe rrjedhimisht, mund të ishin të gjithë të mykur.  Por vetëm një qytetare, nga 12, kishte vendosur të denonconte.

Related Articles

Back to top button