POLITIKË

Po nëse Berisha kthehet sërish përpara selisë? Basha i prerë: Asgjë nuk e lidh më atë me PD-në! Nga selia doli ARKIVOLI POLITIK i Sali Berishës


I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha kthehet sërish për të protestaur përpara selisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, pasi ish-kryeministri nuk ka më asnjë lidhje me PD-në.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai u shpreh se tashmë Berisha i ka hesapet me drejtësinë për sulmin që orkestroi, ndërsa shtoi se objektivi i PD-së është largimi i Edi Ramës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Basha: Asgjë nuk e lidh më Sali Berishën me PD-në. Shkëputja me të ka qenë një proces i dhimbshëm për PD-në. Sali Berisha i ka hesapet me drejtësinë për këtë sulm dhe për këtë dhunë që orkestroi dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Ne kemi një objektiv, largimin një orë e më parë të vëllait siamez të Berishës, Edi Ramën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Basha u pyet edhe për dyert e blinduara, teksa u shpreh se të blinduara ishin vetëm dera e serverave dhe rrjetit elektrik, ndërsa shtoi se nga PD sot doli vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pse gënjyet për dyert e blinduara?

Gënjeshtrat i bëjnë ata. Dyert nuk janë të blinduara, me përjashtim të derës së serverave dhe rrjetit elektrik. Nëse e keni fjalën për dyert e reja të instaluara… Kur erdhi momenti që Sali berisha e bëri të qartë që do të shkelte mbi kufoma për të marrë PD-në, ishte detyra ime të merrja masa që ta hidhja poshtë këtë plan të tij, që të mos dilnin arkivole nga PD. I vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button