FIERI YNË TVKRONIKËVIDEO

Policia dhe SHQIPONJAT aksion ‘blic’ në qendër të Fierit, kontrolle për persona të shpallur në kërkim për armë dhe drogë.


Blindohet Fieri, kontrolle blic në automjete në akset kryesore të qytetit. Policia këte herë nuk ka vendosur në filtër vetëm automjetet lulsoze, por ka ndaluar një pjesë të mirë të tyre. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errësuar, janë dukë u kryer nga forcat e posacme shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button