KRONIKË

Policia e Tiranës sekuestron 132 litra parfum, arrestohet 31-vjeçari, procedohet penalisht gruaja e tij


Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar për veprën penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga është vendosur shtetasi me inicuale S.K dhe ka preceduar penalisht gruan e tij duke u sekluestruar 132 litra parfum.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Parfumi ishte depozituar në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Related Articles

Back to top button