AKTUALITET

Policia nuk e gjen dot Adriatik Llallën, nisin procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar


Policia e Tiranës i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në shkresën e saj, Policia bën me dije se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Adriatik Llalla tashmë është i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për “fshehje të të ardhurave”, nuk ka marrë pjesë në seancat gjyqësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës.   

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tashmë SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pak pasi u dënua nga GJKKO, në medie qarkulluan lajmet se ish-prokurori Llalla ka shkuar për kurim jashtë shtetit, ndërsa nga verifikimet e bëra, rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës.  

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button