KOSOVARAJONI

Policia shpall në kërkim ish-ambasadorin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet urdhri që është lëshuar ndaj tij


Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili mbahet mend për refuzimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij, duket se ka sërish problem me punëdhënësen e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të makinave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia me urdhër të MPJD-së po kërkon veturat e Dedajt dhe Kqirës, të cilat mbajnë pa autorizim targat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në makinën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në makinën e tij, të tipit VW Passat, carvan.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia është vënë në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar edhe ID-të diplomatike që nuk janë dorëzuar ende nga ta dhe familjarët e tyre.

Sapo të realizohet konfiskimi i këtyre dokumenteve, të njëjtat nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve maqedonase.

Related Articles

Back to top button