AKTUALITETLAJME

Pro dhe kundër dënimit me vdekje, disa kundërshtojnë rikthimin e këtij ligji: Është primitiv


Çesk Simoni udhëtoi nga Shkodra për të firmosur  në Fier për peticionin për dënimin me vdekje, pasi disa vite më parë i vranë familjen. Por të tjerë qytetarë thonë se ligji me vdekje nuk është zgjidhje për këtë situatë të përsëritur.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

20 vjet më parë Çesk Simonit i vranë djalin 3 vjeç dhe bashkëshorten, ndaj mori rrugën nga Shkodra drejt Fierit, për të Firmosur peticionin e familjes Vasiu për rikthimin e dënimit me vdekje!

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Familjen ia vrau Sadik Kuniqi, i cili u quajt vrasësi serial i Shkodrës, pasi më herët kishte kryer edhe dy ekzekutime të tjera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Më ka ndodhur dhe mua. Sa herë që ndodhin ngjarje të tilla e përkujtoj me dhimbje. Më mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat në 2002. Bën 20 vite. Çdo viktimë fëmije e përjetoj.”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Peticioni për rikthimin e dënimit me vdekje pritet të përhapet në të gjithë vendin, por  jo të gjithë janë dakord.

Disa e konsiderojnë  dënimin me vdekje si një akt primitiv dhe se nuk do ta rregullonte situatën.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Si zgjidhje nuk është, më mirë ndërto qendra që të merren me fëmijët dhe me të rriturit si puna e atij personit se sa t’i biesh shkurt me dënim me vdekje.”

Related Articles

Back to top button