AKTUALITET

Pronarët nuk bien dakord me shumën e shpronësimit, Sarajet e Toptanëve rrethohen nga policia


Sarajet e Toptanëve i kaluan Bashkisë së Tiranës me një vendim të Këshillit të Ministrave, teksa u vendos edhe sh[pronësimi i pronarëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por pikërisht këta të fundit kanë shkuar pranë pronës së tyre mbrëmjen e sotme, pasi Policia Bashkiake rrethoi godinën për ta marrë në administrim.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Pronarët kanë kërkuar që të bisedojnë me bashkinë ose Ministrinë e Klulturës, pasi nuk bien dakord me shumën që do të përfitojnë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas VKM-së, vlera paraprake e shpronësimit është 178   694   456   (njëqind   e   shtatëdhjetë   e   tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pretendimi i parë është që bashkia, ministria e Kulturës të flasë me ne. Jemi njerëz që mund të merremi vesh, të ulemi në tavolinë siç u ulën me Kadarenë dhe Agollin.

Na kanë injoruar. Jemi të diskirminuar, pse duhen gjithë këto policë. Ne kemi filluar me ankesat tona, duam të bëhet në mënyrë ligjore. Nëse do t’i shërbejë vendit, le t’i shërbejë, por jo kështu. Kërkojmë vlerën reale nëse duan ta marrin…”, u shpreh njëri prej pronarëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button