FUTBOLLSPORT

PSG shënon humbjen e parë me asnjë gjuajtje në portë, vendasit i ‘japin leksion’ Messit dhe Neymarit


Paris Saint Germain ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjiganti francez është mposhtur në udhëtim nga Rennes me rezultat 2-0.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e vendasve, të cilët dominuan që nga fillimi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Megjithatë Rennes golin e parë e gjetën në minutën e fundit të pjesës së parë kur shënoi sulmuesi Laborde për 1-0.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në minutën e 46-të Laborde asistoi për mrekulli te Tait i cili realizoi për 2-0.

PSG gjeti golin në minutën e 68-të me Kylian Mbappen, por goli i francezit u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund parisienët tentuan të shënojnë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe Rennes mori tri pikë të mëdha.

Ndeshjen e radhës PSG do ta pres skuadrën e Angers në Parc de Princes, derisa Rennes luan në udhëtim te Metz.

Related Articles

Back to top button