AKTUALITET

PUBLIKOHET VIDEO/ Momenti kur vrasësit ekzekutojnë Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin në “Astir”


Pamjet e ekzekutimit të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në atentatin e 13 nëntorit në zonën e Astirit janë publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Shënjestër”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Siç shihet edhe në video, atentatorët ende të paidentifikuar i afrohen nga pas makinës tip “Audi” me të cilin po udhëtonin viktimat dhe fillojnë të qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga një distancë e afërt. Më pas ata qëllojnë edhe nga pjesa anësore, duke përfituar nga blloku i betonit që pengonte viktimat të largoheshin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pasi kanë ekzekutuar Mihasin dhe Dumanin, autorët janë larguar nga ana tjetër e rrugës, e cila në atë moment ishte bosh, ndaj edhe kanë përfituar që të arratisen shpejt dhe të djegin makinën në zonën e Thumanës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button