EKONOMI

Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas


Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

 Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas. 

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Konkretisht është propozuar që taksa për importimin apo prodhimin e qumështit pluhur është 100 lekë për kilogram. Mesatarisht Shqipëria konsumon sipas financave 1 mijë tonë qumësht pluhur në vit të marrë nga importi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Duke parashikuar një import mesatar prej rreth 1.000 ton qumësht pluhur në vit, referuar të dhënave për vitin 2019 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 (duke qenë se 2020 konsiderohet vit i veçantë për shkak të pandemisë)

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

me vendosjen e taksës së akcizës 100 lekë/kg parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me -100 milionë lekë në vit”, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Financave. 

Një vendim i tillë do të japë ndikim tek rritja e produktit vendas nëpër markete e dyqane, pasi shpesh janë ankuar se ka dominancë të prodhimit të huaj, si pasojë e lehtësive dhe mos-taksimit

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button