POLITIKË

Rama inspekton grykëderdhjen e Vjosës: Investimet në argjinatura minimizuan dëmin, kur pashë milimetrat e shiut që do binin u tmerrova…


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier, ku ka parë nga afër situatën nga përmbytjet së bashku me Taulant Ballën dhe kryebashkiakun, Armando Subashi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama është shprehur se falë investimeve të kryera për argjinaturat dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur, bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Rama ndër të tjera u shpreh se edhe ato pika që kanë nevojë për ndërhyre dhe do të merren masat.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Me këtë lloj prurje uji dilte në qendrën e Fierit, Darzeza që ishte gjithmonë në ujë, sot nuk është prekur fare. Do shohim cfarë do përmirësuar. Kështu që gjërat të vihen në vijë. Ky do mbetet lum i egër dhe ne duam ta mbajmë si lum të egër. Se e kemi thënë duke u munduar ta kthejmë në park kombëtar, pra sa kohë asnjë hidrocentral dhe digë nuk do ndërtohet, kjo i ka edhe risitë e veta. E bukur është por…Tani aty ku ka pasur problematik duhet adresuar në mënyrë që një rast më parë ta ngushtojmë maksimalisht atë rreze të dëmeve, që prap se prap ka qenë më e vogël.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Unë kur pash ato milimetrat  reshjeve dhe situatën aty poshtë në Përmet u tmerrova. Ky është treguesi i kanalizimeve që uji iku aq shpejt. Se ndryshe do rrinte këtu me javë siç rrinte më parë.

Duhet me u marr me urën atje, duhet bërë një projekt për të kuptuar se çarë ndërhyrje duhet bërë. Edhe për ata duhet parë një mënyrë që ti spostojmë, se ndërtojnë në shtratin e lumit dhe s’ka argjinaturë që i mbron. Për këto familje mund të postohen duke ndërtuar banesa dhe duke i hequr që aty” tha Rama ndër të tjera.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button