BOTAEKONOMI

Rama në konferencën e OKB për klimën: Jemi në krizë energjetike, duhet të mbani premtimet për financim



Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgou, Skoci, Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë të rastit ku ka thumbuar ato vende që ai i quan ‘ndotës të mëdhenj’. Rama u shpreh së është krenar që Shqipëria nuk është vend ndotës dhe që prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nga ana tjetër, kryeministri Rama shtroi një pyetje për vendet e fuqishme, kur tha se: ” ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Rama kërkoi mbështetjen e premtuar, e cila në këto krize energjetike bëhet shumë e rëndësishme. “Por ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm, kështu që na duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojmë ndotje. Vendi ynë i vogël ju pyet: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur?

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj? Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr.

Do të na kishin ndihmuar për të kompensuar sezonet tona të thatësirës, kur mungesa e reshjeve na detyron të dalim në treg dhe të blejmë energji me kosto shumë të lartë nga të mëdhenjtë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Jam krenar që nuk e kemi bërë, por, tani, vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë”, tha Rama

Related Articles

Back to top button