AKTUALITET

Rama për aeroportin e Vlorës: U përballa me vlonjatët, kampionët e padurimit, ja pse i duhen 4 aeroporte Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhen në Vlorë, ku kanë nisur sot edhe punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se aeroporti i Vlorës do të synojnë ardhjen në Shqipëri e turistëve të kategorisë A (atyre që shpenzojnë më shumë).

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Kreu i qeverisë tha se nisja e ndërtimit të aeroportit u vOnua për shkak të tërmetit dhe pandemisë, teksa tha se për vonesën iu desh që të dëgjojë ofendimet dhe sharjet e vlonjatëve. Ndër të tjera ai tha se kjo është dera tretë e qiellit, teksa tha se do të jetë edhe aeroporti i Sarandës, sipas tij 4 aeroporte i duhen vendit për turizmin në Shqipëri, pasi nuk duhet të jetë aeroporti më larg se 45 minuta nga vendi ku turistët duan të shkojnë.

“Gëzuar të gjithëve Festën e  Falamurit dhe ditën e Pavarësisë. Vlora ka historinë e saj sa i përket transportit ajror. Është krijuar shkolla e parë e aviacionit në Shqipëri. Këtu është ndërtuar në 1920 aerodromi që përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër ne fillojmë sot një histori të re së bashku me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve dhe prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Një njeri që kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, Begjet që e falenderoj për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Në të gjitha punët që kemi bërë kjo ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi që të ishte një punë që duhej të bëhej në Vlorë dhe të duroja padurimin e vlonjatëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kampionët e padurimit në universin shqiptar, nuk ishte e thënë që ky proes të shkonte fioll si kemi dëshiruar. U nis dhe u anullua disa herë për arsye objektive, sepse veprat publike i kanë kërkesat e mëdha.

Për dreq u fut në mes edhe pandemia dhe goditi sektorin e aviacionit dhe u bë e pamundur që do gjendeshin forca dhe njerëz që të ishin të interesuar që të investonin në një aeroport të ri. Megjithatë ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet dhe u gjet forca e duhur dhe ësht forca e kompanisë së Behgjet Pacollit dhe si të thuash ajo  vonesë dhe stres për të cilët vlonjatët kontribuan me përqeshjen karakteristike u kthye në një mirësi sepse jemi këtu jo vetëm me Pacollin por me një aleancë me aleancën e Myniut.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Ky aeropot bëhet porta e tretë nga qelli pas atij të Tiranës dhe të Kukësit dhe për punën në Sarandë, do jetë porta e katër.

Do të synojë turistë, për të sjell kategorinë A të turistëvee që janë ata që shpenzojnë më shumë kur vinë me pushime. Pike e mbërritjes mos jetë më shumë sesa 45 minuta ose maksinumi një orë nga pika e zbaritjes në vend. Kjo është arsyeja pse na duhen 4 aeroporte në këtë fazë” tha Rama ndër të tjera.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button