KRONIKËLAJMI FUNDIT

Reagon policia: Kush është nëna dhe fëmija që ndërruan jetë pasi u hodhën nga pallati, viktima vajza e një mjeku (EMRI)


Gruaja e cila u vetëvra bashkë me fëmijën e saj një vjeç në Vlorë quhet Pamela Mërtiri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 2”, ndërsa dyshohet se Pamela Mërtiri është hedhur nga lartësia e pallatit së bashku me fëmijën me iniciale K.N (1 vjeç).

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Gruaja 34-vjeçare që u hodh nga pallati jetonte në Tiranë. Sot kishte ardhur në Vlorë bashkë me fëmijën. Babai i saj jeton në pallatin këtu afër në Vlorë, viktima është vajza e një mjeku në Vlorë”, thotë dëshmitari i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mediat raportojnë se Pamela Mërtiri kishte profesionin e farmacistes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button