KRONIKËLAJMI FUNDITPOLITIKË

Rikthehet DËNIMI ME VDEKJE në Shqipëri? Edi Rama në konferencë urgjente për vrasjen e Fierit: Barbari mbi zemrën e nënës së Mateos 8 vjeçar


Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë urgjente mëngjesin e kësaj të mërkure, për vrasjen makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, nga fqinji i tij. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer vogëlushin, e vrau dhe e groposi në oborrin e shtëpisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“A do të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri?”,ishte pyetja që iu drejtua Ramës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Unë e keputoj këtë reagim dhe emocionet shumë ekstreme të momentit, nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Por çështja e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimt tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështjeje ka pasur një proces të gjatë për heqjen e dënimit me vdekje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Fatkeqësisht shoqëritë edhe në vendet e zhvilluara, me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, i kanë këto qënie që janë në gjëndje të shkojnë deri në fatet më ekstreme të asaj që ka ndodhur nga kafsha në qënien e njeriut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e the dhe siç e dimë, ndodhin në të gjitha shoqëritë. Në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në ligje, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më ët ashpërit. Çështja është zbatimi i legjislacionit”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri i shprehu ngushëllimet familjes së Mateos së vogël, për humbjen e rëndë të më të shtrenjtit të tyre, dhe kërkoi nga drejtësia që të japë ndëshkimin më ekstrem për autorin Klodian Çalamani.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“E pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tronditëse. 

Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padurim verdiktin e merituar të drejtësisë”, shtoi ai.

👉KONFERENCA E RAMES, VIDEO👈

“Të gjithë kemi marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecalli të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit dhe familjen humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në zemrën e nënës dhe babait, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili fal reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejtë nga policia, gjendet sot pas hekurave.

Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe  duke shqyrtuar imtësisht mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thash domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tragjikë.

Vëllazërisht ju shpreh ngushëllimet prindërve, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalën mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje dhe për këtë arsye bëra këtë sot së bashku me ju në prag të nisjes zyrtare në Romë”, shtoi Rama.

Related Articles

Back to top button