AKTUALITETEKONOMI

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria kërkesë qeverisë: Merrni sa më shpejt masa


Konfindustria ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve dhe mosmarrjen e asnjë mase nga ana e vendimmarrjes politike në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Konfindustria i ka kërkuar vendimmarrjes politike shqiptare, duke përfshirë dhe opozitën, Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë, të marrin sa më shpejt masat e nevojshme për të zbutur pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimit të karburanteve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krize të vërtetë energjitike në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në njoftim thuhet se “Konfindustria ka përgatitur paketën e plotë të propozimeve të saj institucionale, fiskale dhe ekonomike  lidhur me ndërhyrjet e domosdoshme, që duhen bërë në tregun e karburanteve për të  zbutur pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Konfindustria do të paraqesë institucionalisht para vendimmarrjes politike, të shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë, paketën e kërkesave për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregut të karburanteve. Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare. “

Konfindustria ka shprehur shqetësimin për mungesën e plotë të deritashme të përgjegjësisë së institucioneve shtetërore lidhur me rritjen e fortë të çmimeve të karburanteve dhe pasojave shkatërruese të tyre në biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button