BOTACOVID-19

Rritja e shpejtë e numrit të infektuarve/ Ekspertët dhe politikanët në Gjermani të shqetësuar, kërkojnë më shumë…

Siç pritej, rastet e koronavirusit në Gjermani do të rriten sërish në vjeshtë. Një vaksinim i tretë mund të parandalojë infektimet, por për momentin shumë pak mund të vaksinohen.

Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), incidenca shtatëditore në fundjavë ishte sërish treshifrore dhe u rrit në rreth 110 të infektuar për 100.000 banorë. Vetëm një javë më parë incidenca ishte 74.4.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve, ekspertët dhe politikanët kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të personave që vaksinohen për herë të tretë, për të moshuarit dhe grupet e rrezikut. Vaksinimet e treta nevojiten urgjentisht për këto grupe të rrezikuara, thotë Dirk Heinrich, Kryetar Federal i Shoqatës së Mjekëve Virchow, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, u ankua gjithashtu për një “proces të ngadaltë” të vaksinimit. “Tani po na duket se ishte e gabuar heqja e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve mobile për vaksinim”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Eksperti shëndetësor i SPD, Karl Lauterbach thotë se ka shumë punë për të bërë në mesin e qytetarëve të moshuar dhe bën thirrje për një zgjerim të konsiderueshëm të vaksinimeve të treta përforcuese. “Kur marrim parasysh numrit e rasteve në rritje,përfshirë edhe ato tek të moshuarit, një fushatë e re vaksinimi ,e vaksinat e treta në këtë grupmoshë është absolutisht e nevojshme”, tha Lauterbach për gazetat e grupit mediatik Funke.

Edhe liderja e të Majtës, Susanne Hennig-Wellsow mendon ngjashëm: Vaksinimet e treta tani duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Numrat aktualë të Coronës janë “të tmerrshëm”, paralajmëroi ajo në një intervistë. Vaksinimi i tretë duhet të reklamohet në të njëjtën mënyrë si i pari dhe i dyti.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Sipas Ministrisë federale të Shëndetësisë, vetëm 1.6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë një vaksinë të tretë deri tani. Në Gjermani deri tani plotësisht janë vaksinuar 55.1 milionë njerëz, ose 66.2 përqind e popullsisë së përgjithshme. Sipas RKI, numri i pacientëve me koronavirus të pranuar në klinika për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht 2.77./DW

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button