AKTUALITETART & KULTURFIERI YNË TV

Rrugëtimi artistik i një 13 vjeçare të talentuar nga Fieri. Ejza Hoxha, talenti në aktrim dhe prezantim 

Ejza Hoxha është vetëm 13 vjeç, por ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike sa është e vështirë t’i numërosh. Ajo është angazhuar në aktrim, këndim, prezantim dhe balet. Të gjitha këto janë përditshmëria e saj.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Kjo është vajza e palodhshme dhe e bukur nga Roskoveci i Shqipërisë, Ejza Hoxha, e cila ka shumë plane për të ardhmen, ka filluar të merret me aktivitete kulturore që në moshën 5 vjeçare, ku si fillim është bërë pjesë e emisionit “Pse 8 me 2”, te nje televizioni lokal ne Fier, ku interpretonte poezi, kërcente, këndonte dhe prezantonte.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Përveç angazhimit në televizion Ejza merret edhe me vallen popullore, ndërsa merr dhe kurse baleti në Fier. Rrugëtimi i saj drejt Tiranës filloi 4 vite më parë kur ishte pjesë e “Sirea Film”, me profesor Leonard Bombaj.

Ejza Hoxha ka fituar shumë çmime, si fillim është vlerësuar nga kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi në Roskovec me dy certifikata. Më pas përfaqësoi Shqipërinë në Turqi, ku Bashkia Roskovec i mundësoi vajtjen. Për të vazhduar me çmimin e parë në fjalën artistike në Fier. Në Turqi Ejza fitoi çmimin“Best Actress Albania”. Në Roskovec në Qershor 2019 fitoi çmimin “Best Talent Roskoveci” dhe “Miss Inteligjenca” në garën e “Miss & Mister children Roskoveci”. Ndërsa në Durrës në spektaklin “Miss & Mister Children Albania” Ejza përsëri fitoi çmimin “The Best Talent Albania

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Në dhjetor 2018 në një festival aktrimi në Tiranë ajo fitoi çmimin e dytë. Konkuroi sërish në dhjetor 2019 dhe u vlerësua nga “Artistja e Popullit” Margarita Xhepa me çmimin e parë në interpretim. Në dhjetor 2019 luajti dy pjesë kryesore në film në Teatrin e Kukullave në Tiranë.

Më pas në Shkurt 2020 Ejza konkuroi në “Top Talent 3” ku shkoi në finalen e madhe. Në Qershor 2020 konkuroi përsëri në “Stand Up Albania”, përsëri deri në finale. Ejza Hoxha ka qenë anëtare jurie në “Talent got Albania” dhe ndihej me fat të vlerësonte jo vetëm moshatarët e saj, por edhe të rriturit.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Ajo në të ardhmen dëshiron të bëhet një show girl e kompletuar dhe së shpejti shpreson të jetë pjesë e televizioneve. Fusha më e preferuar ku ajo investon më tepër kohën është aktrimi dhe e sheh veten mjaft të aftë në këtë fushë, duke synuar skenat botërore.

Mesazhi i talentit Ejza Hoxha për të gjithë fëmijët është “Mësoni dhe punoni shumë, me punë arrihet gjithçka. Asnjëherë mos u demoralizoni. Çdokush e ka një talent të fshehur brenda vetës, veçse duhet punuar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button