POLITIKË

“Sa më shumë klith si ai i foltores, aq më shumë ngjan si i qajtores”, Rama drejtuar Bashës: Mos e imito, je një burrë në pikë të hallit, nuk ta zgjidhim dot


Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend me një kritikë për kryedemokratin Lulzim Basha për mënyrën sesi ju drejtua deputetit socialist Eduard Shalsit në debatin që patën në hapje të seancës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama tha se Basha nuk duhet të imitonte ish-kryeministrin Sali Berisha sepse nuk ishte i besueshëm dhe shtoi se fakti që bërtet në atë menyrë do të thotë që është në pikë të hallit dhe se këtë hall nuk ja zgjidhte dot askush.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më tej, Rama filloi të citonte edhe FMN për sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, duke thënë se kishte bërë përparim ndryshe nga ajo çfarë tha Basha pak më parë. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kryeministri Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pas ardhjes i fundit këtu, ta kam thënë edhe publikisht edhe personalisht, mos kopjo atë të foltorës sepse origjinali është më i besueshëm sesa imituesi. Sa më shumë që klith si ai i foltores, aq më shumë ngjan si a ii qajtores.

Një burrë që e ngre zërin në atë mënyrë, që ka edhe fëmijë, është një burrë në pikë të hallit. Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot. Meqë u soll FMN, e kam këtu përpara dhe po citoj: Ekonomia e Shqipërisë ka trreguar nëj qëndrueshmëri dhe aktiviteti ekonomik po ngrihet fuqishëm. Në një tjetër mandate qeveria është e mirëfvendoru për të adresuar sfidat dhe për të kërkuar ndihmën e aktorëve të shoqërisë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button