KRONIKË

Saga e vrasjeve/ Kush po i “eliminon” shokët e Ervis Martinajt?!

Ekzektutimi mafioz i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, tronditi mbarë vendin dhe riktheu edhe njëherë panikun tek qytetarët. Viktimat në fakt ishin persona me precedent të mëparshëm penalë. 26-vjeçari Dumani rezultonte i përfshirë në një grabitje të një banke të Nivelit të Dytë disa vitë më parë. Po ashtu edhe 32-vjeçari Erigers Mihasi kishte precedent të mëparshëm penalë, pasi ka qenë disa herë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për grabitje dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu ai ishte mik i ngushtë me Ervis Martinajn.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Para tre vitesh Mihasi ishte shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok. Mihasi dyshohej edhe si i përfshirë në grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Mirëpo fitoi lirinë për shkak se nuk iu gjetën prova.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vitin e kaluar Mihasi u shpall në kërkim nga Policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Gjithashtu ai ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-polici që u vra në gusht të vitit 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë të përfshirë në plagosjen e kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në vitin 2018.

Kujtojmë se ish-polici Santiago Malko u vra në zonën e “Porcelanit”. Ai u qëllua në makinën e tij “BMW X5”. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Ekzekutimi i Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në ish-Bllok në tetor të vitit 2018 pas një përplasjeje mes dy grupeve. Ai shoqërohej nga shoku i tij Ervis Martinaj, por pas konfliktit mbeti i vrarë nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Nga të shtënat u plagos edhe Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Vrasja e Bujar Likës

Në maj të vitit të kalaur në aksin rrugor Laç-Mamurras u vra Bujar Lika, i cili ishte mik i ngushtë me Ervis Martinajn. Pranë tij u gjet një armë zjarri. I vrarë mbeti gjithashtu edhe Paulin Gjergji. Por policia dyshonte se “shënjestër” e atentatit ishte Bujar Lika, pikërisht për shkak të lidhjes me Ervis Martinajn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button