POLITIKË

Samiti i EPP/Basha: Duhet guxim për të drejtuar gishtin ndaj atyre që gërryejnë demokracinë, mos pranoni për ne, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj


Gjatë samitit të Partive Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se i gjithë rajoni ka nevojë për sundimin e ligjit dhe për të qenë përballë çdo personi që e gërryen demokracinë. Basha ka folur dhe për lirinë e medias, që sipas tij vihet në rrezik nga lider autoritarë dhe antidemokratik.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Basha ka kërkuar nga Partitë Popullore Europiane që të mos pranojnë për Shqipërinë gjëra që nuk do ti pranonin për zgjedhësit e tyre.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pjesë nga fjala e Bashës:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Përveç arenë përplasjesh gjeostrategjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta.

Për shumë vite është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”.  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferncën e Parë Ndërqeveritare…

Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë.

Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.

Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj.

Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë, dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzues të frikës dhe anktheve të tyre.

Related Articles

Back to top button