KRONIKËVIDEO

SARANDË/ Nën kërcënimin e armës grabisin Noterin. Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular.

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.

Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular.

Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;

Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button