AKTUALITETLAJMELAJMI FUNDIT

Sarande/Vihet në pranga çifti bashkëshorteve, trafikonin droge dhe trasportonin emigrante te paligjshem.


Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Likojani”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vihet në pranga një çift bashkëshortesh.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sekuestrohen 35.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Related Articles

Back to top button