BOTA

Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë, sekuestrohet 476 kg KOKAINË në Itali, shoferi i kamionit është një SHQIPTAR


Një shofer shqiptar me banim të ligjshëm në Itali është arrestuar nga karabinierët pasi në trailerin e kamionit që ai drejtonte janë zbuluar 476 kilogramë kokainë. Ai ka ngjallur dyshimet e Policisë italiane kur është konstatuar nga patrulla duke bërë zig-zage në autostradë me kamion.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Menjëherë është ndaluar dhe ka reaguar në mënyrë agresive ndaj policëve të rrugores.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Aty kanë shkuar dhe ekipet e Guardia di Finanzas të cilat kanë bërë kontollin e kamionit. Në trailerin e mjetit që drejtonte shoferi 38 vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk dihet ende, janë gjetur vegla muratorësh. Pasi mjetet jaën hequr, në dysheme është gjetur e fshehur 476 kg kokainë e ndarë në 400 pako.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shqiptari është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në paraburgim, në pritje të seancës paraprake dhe akuzohet për trafik droge.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sekuestrimi rezulton të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë në Arezzo dhe kokaina mund të kishte sjellë mbi 45 milionë euro të ardhura për trafikantët nëse do të hidhej në treg. Nisur nga sasia, nuk përjashtohet që droga të ishte e destinuar për një treg më të gjerë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button