AKTUALITET

Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë me vlerë 119 mijë euro në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona


Rreth dy ton ilaçe kontrabantë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Sipas uniformave blu mësohet se në pranga kanë rënë dy shtetas me ininciale A.B dhe A.P.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia bën me dije se janë sekuestruar 8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën 119 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

laçet kontrabandë u kapën në një automjet me targë ‘AA249NN’ dhe nuk dispononin dokuentacionin përkatës për importimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë, materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i plotë i Policisë:

Strukturat doganore sekuestrojnë 1950 kg medikamente mjekësore kontrabandë në Durrës

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit,  kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare, në portin e Durrësit.

Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

Related Articles

Back to top button