KRONIKËRAJONI

Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Mal të Zi, droga ishte nisur nga Shqipëria, e kishin fshehur në një cisternë


Një sasi prej 300 kilogramë drogë është zbuluar në Podgoricë, e cila ishte nisur nga Shqipëria në drejtim të Bosnje Hercegovinës. Policia ka vënë në pranga një person, i cili ishte nën drejtimin e një cisterne të modifikuar, ndërkohë që droga ishte e llojit marjuanë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Sipas vlerësimeve të para, rreth 300 kilogramë marihuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë, ka mësuar RTCG. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Marihuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, M.M, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Droga ishte nisur në drejtim të Bosnje Hercegovinës”, njoftojnë mediat malazeze.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button