KRONIKË

“Serial Killeri i Sarandës”, gazetarja publikon rastin e ngjashëm me monstrën e Fierit: 37-vjeçari u la i lirë pasi abuzoi dhe vrau pa mëshirë një 6 vjeçar


Gazetarja Shpresa Dine ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ngjarjen makabër në Fier ku 38-vjeçari vrau pa mëshirë vogëlushin 8 vjeçar, duke publikuar një rast të ngjashëm.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Dine në shkrimin e saj tregon në mënyrë kronologjike se si një abuzues dhe vrasës në Sarandë pavarësisht veprave të rënda nuk u arrestua në kohë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Bëhet fjalë për një person me të njëjtin emër si vrasësi monstër I Fierit, Klodian Saliaj, sot 37 vjeç i cili në vitin 2005 përdhunoi dhe vrau një 6-vjeçar rom. Por Saliaj nuk u ndal me kaq, më pas ai vrau dhe 65-vjeçarin rom Petrit Bajrami.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gazetarja shkruan se ka dhe raste të tjera të padokumentuara që lidhen me këtë person dhe më pas ai dënua me burg të përjetshëm, por nëse shteti do kishte hetuar sic duhet vrasja e dytë do ishte parandaluar me siguri.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Thirrja e saj është për publikimin e të gjithë shtetasve që kanë tendenca të dhunës apo ngacmimit seksual nda fëmijëve, në mënyrë që të parandalohe. Kujtojmë se ditën e djeshme ngjarja e rëndë në Fier tronditi gjithë opinionin public, duke na bërë jo vetëm të reflektojmë dhe të reagojmë ekstremisht ashpër ndaj cdo akti të tillë, qoftë dhe një ngacmimi por dhe të vendosen para ligjit të gjithë ‘maniakët’ që enden rrugëve të vendit krejtësisht të lirë.

Postimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Serial Killeri i Sarandes!

Ngjarja e sotme ne Fier shpreh edhe njehere nevojen uleritese per evidentimin dhe publikimin e te gjithe shtetasve qe kane tendenca te dhunes apo ngacmimit seksual ndaj femijeve me qellim parandalimin e ngjarjeve edhe me te renda ne te ardhmen.

Ngjarja e sotme me risjell ne kujtese Serial Killerin e fshatit Çuke te Sarandes, Klodian Saliaj. Ne vitin 2005 ai ishte 22-vjec. Perdhunoi dhe me pas vrau 6-vjecarin rom Besnik Shaqiri. Me pas vrau edhe 65-vjecarin rom Petrit Barjami. Dyshohej edhe per ngjarje te tjera te padokumentuara. U denua nga Gjykata e Sarandes me burgim te perjetshem.

Nese ne ate kohe shteti do kishte hetuar me perparesi ngjarjet por edhe profilin e ketij personi, ndoshta mund te parandalohej vrasja e dyte, pse jo edhe te dyja bashke.

Sot pas 16 vitesh, nje detaj te papublikuar me pare e ndaj me ju. Ne vendin ku u gjet trupi i Besnikut, policia sekuestroi bisht cigareje “Karelia”. Pas vrasjes se Petritit, Klodiani u shoqerua pasi ishte pare ne fshat ne bicikleten e te ndjerit. Gjate marrjes ne pyetje, vec te tjerave kerkoi edhe cigare.

Refuzoi “Marlboro” te oficerit, duke kerkuar “Karelia”. Pikerisht ne kete moment hetuesit u binden se kishin para jo vetem te dyshuarin e vrasjes se Petrit Barjamit, por edhe perdhunuesin e vrasesin e Besnikut. Perpara kishin nje Serial Killer manjak, i pari dhe i vetmi deri me sot ne Sarande.

Related Articles

Back to top button