AKTUALITETBOTA

SHBA-ja heq ndalimin e udhëtimit për shkak të COVID-1


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hequr ndalimin e udhëtimit për personat e vaksinuar, vendim i cili është zbatuar prej rreth 20 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Duke filluar nga dita e sotme, SHBA-ja ka filluar të pranojë pasagjerë në aeroporte dhe kufijtë tokësorë që kanë përfunduar vaksinimin e tyre, duke u dhënë fund kufizimeve të COVID-19 që datojnë që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas vendimit të ri, pasagjerët që duan të hyjnë në SHBA duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar dhe të kenë rezultat negativ të testit COVID-19. Ndërkohë, vizitorëve që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja nuk do t’u kërkohet test.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Me heqjen e ndalimit pritet të shtohen fluturimet nga Evropa dhe rajone të tjera. Sipas të dhënave të udhëtimit dhe kompanisë analitike Cirium, fluturimet midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe janë rritur 21 për qind nga muaji i kaluar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjithashtu thuhet se rregullorja e re do të shkaktojë lëvizshmëri të madhe në kufijtë e Kanadasë dhe Meksikës, ku kishte shumë hyrje-dalje në rrugë tokësore përpara pandemisë.

Pasagjerëve që duan të hyjnë në SHBA me transport ajror do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht dhe pasagjerët që nuk mund të vërtetojnë vaksinimin mund të përballen me gjoba deri në 35.000 dollarë për shkelje.A.A

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button