AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Shkodër, 17 vjeçari plagos me thikë shokun e tij të klasës


Një sherr me thika mes dy të miturve është regjistruar në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ku dy 17 vjeçarë janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si pasojë shtetasi J.F., ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa është shoqëruar menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Back to top button