COVID-19

SHIFRA ALARMANTE/ Rritet ndjeshëm numri i infektimeve në 24 orët e fundit, COVID u merr jetën 4 qytetarëve

Shifra alarmante infektimesh janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 770 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Fatkeqësisht COVID-19 u ka marrë jetën 4 qytetarëve: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç, duke e çuar në 2970 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 770 qytetarë, në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 770

Të shëruar në 24 orë 621

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3393

Testime totale 1,334,004

Raste pozitive 190,125

Raste të shëruara 178,998

Raste Aktive 8,157

Humbje jete 2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,279

Fier 881

Shkodër 483

Vlorë 452

Durrës 406

Gjirokastër 384

Elbasan 342

Berat 335

Korçë 234

Lezhë 185

Kukës 92

Dibër 84

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button