COVID-19

Shifra alarmante të viktimave nga Covid-19, mbi 200 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në vendin tonë


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 1961 testime, ku kanë rezultuar 230 qytetarë pozitiv me Covid-19,, ndërsa janë shënuar humbje 11 jete. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

MSH:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1961 testime, 230 qytetarë të infektuar, 11 humbje jete dhe 266 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar. Janë 8,012 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 11 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 230 

Të shëruar në 24 orë 266 

Të shtruar në spitale 176 

Humbje jete në 24 orë 11 

Testime ditore 1961 

Testime totale 1,330,611 

Raste pozitive 189,355 

Raste të shëruara 178,377 

Raste Aktive 8012 

Humbje jete 2,966 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 4,257 

Fier 817 

Shkodër 467 

Durrës 430 

Vlorë 446 

Gjirokastër 371 

Elbasan 343 

Berat 306 

Korçë 219 

Lezhë 172 

Kukës 99 

Dibër 85

Related Articles

Back to top button