AKTUALITET

Shifrat e COVID: Një tjetër ditë me numër të lartë infektimesh, mes viktimave edhe një 33-vjeçare


Sërish numër i lartë infektimesh nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 3,500 testime, 690 kanë rezultuar pozitive.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për fat të keq, 5 pacientë kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe një 33-vjeçare nga Shkodra.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.

Janë 8,190 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          690

Të shëruar në 24 orë       652

Të shtruar në spitale       168

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3,596

Testime totale              1,337,600

Raste pozitive                190,815

Raste të shëruara            179,650

Raste Aktive                     8,190

Humbje jete                      2,975

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4,243

Fier                898

Shkodër          474

Vlorë                463

Durrës             417

Gjirokastër      400

Elbasan            311

Berat               372

Korçë              242

Lezhë              198

Dibër                91

Kukës              81

Related Articles

Back to top button