COVID-19

SHIFRAT E FUNDIT/ Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në 24 orë, COVID u merr jetën 7 qytetarëve


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit të pandemisë në vendin tonë, ku ëhstë regjistruar një ulje e ndjeshme e numrit të infetimeve, pasi 197 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fatkeqësisht koronavirusi u ka marrë jetën 7 qytetarëve: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Ministrisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë, në këto bashki: 93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.

Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          197

Të shëruar në 24 orë       229

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 1930

Testime totale              1,308,267

Raste pozitive                185,497

Raste të shëruara           174,849

Raste Aktive                     7,717

Humbje jete                      2,931

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3945

Fier                 858

Durrës            565

Shkodër         492

Elbasan          361

Vlorë               359

Gjirokastër      293

Berat               258

Lezhë              199

Korçë              193

Kukës              119

Dibër                 75

Related Articles

Back to top button