COVID-19

SHIFRAT: Katër viktima nga koronavirusi në Tiranë, mbi 400 infektime të reja


Katër qytetarë në Tiranë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rreth 2,200 testime, kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shifrat e plota:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.

Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          475

Të shëruar në 24 orë       436

Të shtruar në spitale       186

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2,209

Testime totale              1,349,680

Raste pozitive                193,075

Raste të shëruara          181,649

Raste Aktive                     8,436

Humbje jete                      2,990

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4379

Fier                895

Gjirokastër      486

Durrës             471

Shkodër         452

Vlorë                418

Berat               394

Elbasan            356

Korçë              255

Lezhë              180

Dibër                76

Kukës              74

Related Articles

Back to top button