AKTUALITETBOTA

‘Shkoi me shenja në gjyq’/ Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burg, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta

Familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi! I riu nga Shqipëria ndërroi jetë 17 Dhjetorin e shkuar në burgun Tarascon në Francë.

29-vjeçari u gjet i pajetë në qelinë e tij, ndërsa autoritetet thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje. Por familjarët e Matës, të cilët banojnë në Imperia të Italisë, nuk e besojnë këtë version. Ata kërkojnë që të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Me rastin në fjalë është marrë avokatja Julie Boano, e cila disa ditë pas ngjarjes së rëndë shkoi në qelinë e burgut së bashku me familjarët e viktimës për të marrë sendet e tij personale.

Familja e të ndjerit përmend një rast në 7 Tetor kur Refiku është shfaqur i dhunuar në një seancë ku do të flitej për përjashtimin e tij drejt Shqipërisë dhe të mos kthehej më në Francë. Sipas familjarëve, ai ka pasur shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kur gjykatësi e ka pyetur se si i ka marrë ato shenja, shqiptari nuk ka dhënë arsye.

“Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe dy ditë më vonë vëllai i tij kishte vendosur që ta vizitonte. Ai ishte mirë. Ka pasur disa raporte nga drejtuesit e burgut se Refiku fajësohej për disa incidente brenda institucionit të dënimit. Këto raporte na surprizuan sepse Refiku përpara burgut në Tarascon është burgosur edhe në Nice dhe nuk ka pasur asnjë situatë të veçantë”, tha avokatja.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Mata do të lirohej në Shkurt të vitit 2024. Sipas avokates, ai nuk kishte asnjë arsye që t’i merrte jetën vetes.

“Tani çdo gjë është në duart e hetuesve dhe po presim që të merret një vendim, ose të caktohet si vetëvrasje ose në të kundërtën të hapet një hetim”, tha avokatja.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button