SOCIALE

Shkolla e Mesme Artistike “Jakov Xoxa” në Fier feston 55-vjetorin e themelimit.


Shkolla Artistike “Jakov Xoxa”në Fier festoi dje, 55-vjetorin e themelimit me një koncert madhështor nga orkestra e mësuesve të kësaj shkolle si dhe me një ekspozitë me pikturat e nxënësve në sallën e teatrit “Bylis”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të pranishëm në publik ishin jo vetëm nxënës e mësues të shkollës ndër vite, por edhe qytetarë të shumtë të cilët përcollën me praninë e tyre vlerësimin dhe mbështetjen për këtë institucion arsimor që ka nxjerrë talente edhe në rang kombëtar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Koncerti u organizua me iniciativën e drejtorit të shkollës artistike “Jakov Xoxa”, Andi Bakiaj në nder të historikut dhe vlerave që ajo ka përcjellë ndër breza.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Publiku duatrokiti gjatë performancat e artistëve që i kanë zanafillat e tyre në këtë shkollë dhe mirëpriti talentet e reja që ndërkohë vazhdojnë formimin e tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Shkolla artistike “Jakov Xoxa” në Fier e ka zanafillën në vitin 1966, vit ky kur është çelur klasa e muzikës atashuar në shkollën 8-vjeçare “Andon Xoxa”.

Që nga themelimi i saj ka patur një trupë mësimore-pedagogjike nga më të kualifikuarat. Ndër ta përmendet Marie Rafaili -pianistja hungareze, mesuesja e pare e pianos qe me përkushtim, dashuri dhe këmbëngulje dha kontributin e saj në krijimin e Shkollës Artistike dhe klasës së parë të pianos, emrin e së cilës e mban gjallë sot salla e koncerteve të shkollës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndër emra të tjerë të spikatur në historikun e shkollës janë mësuesit e pianos Mira Gjoni dhe Zana Çarçani.

Po ashtu, mund të përmendim Klara Kilicën, mësuese e lëndës së solfezhit, Kozma Shallapin, mësues i i violinës.

Kjo trupë e përkushtuar mësuesish bëri të mundur që shkolla artistike, vit pas viti të zgjeronte aktivitetin e saj.Vërtet me pak klasa, por me nxënës të përzgjedhur e të vlerësuar për talentin e tyre.

Në vitin 1979 krijohet shkolla e mesme e muzikës. Drejtor i parë i saj emërohet Faik Taho dhe zv.drejtor Dhimitër Curri, kompozitor.

Shkolla pagëzohet me emrin e patriarkut të letërsisë shqipe, shkrimtarit myzeqar që aq shumë e deshi këtë tokë të shenjtë, gjuhën e së cilës ai e lëvronte me aq përkushtim, shkrimtarit Jakov Xoxa dhe do të njihet me emrin “Shkolla e Mesme Artistike Jakov Xoxa”.

Në degën e Muzikës shkolla ka karakter klasik dhe funksionojnë këto specialitete: piano, violinë, v/cello, c/bass, kanto, flaut,oboe, fagot, klarinetë, kitarë, fizarmonikë, tromb, trombonë.

Në vitin 1981 çelet edhe dega e Arteve figurative në pikturë dhe skulpturë, me specialitetet përkatëse: grafikë, tekstil, qeramikë, skenografi, stilim, fotografi artistike, gdhendje në dru dhe gur.

Pedagogët e parë, themelues të artit figurativ ishin piktorët dhe skulptorët e njohur: Gjergji Toska –skulptor, Minella Saro – piktor, Rajmonda Stamo – piktore, Anesti Cini – piktor, Pandeli Lena – piktor,  Pano Kondo – piktor skenografi, Kristaq Valera – skulptor, Irakli Gjini – piktor.

Shumë nxënës të kësaj shkolle janë rikthyer si mësues në këtë shkollë, si në degën e muzikës ashtu dhe në arte figurative.

Shkolla thith e pranon përmes konkurseve nxënës veçanërisht nga Jugu i Shqipërisë, por edhe nga rrethe të tjera të vendit.

Është evidentuar fakti se një pjesë e konsiderueshme e nxënësve të kësaj shkolle konkurrojnë me sukses e fitojnë jo vetëm brenda vendit, por edhe në vende të tilla si Itali, Greqi, Francë, Angli, SHBA, Gjermani etj.

Prej tre vitesh është çelur dhe një degë e re, ajo e koreografisë, ku studiohet si baleti klasik, ashtu edhe ai modern.

Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” ka krijuar binjakëzime me disa shkolla artistike, si ajo e Gjilanit ( 2014) në Kosovë dhe Agrinjo, në Greqi(2018).

Burimet dhe vlerat e kësaj shkolle kanë qenë e janë të qëndrueshme. Ato kanë ndikuar e ndikojnë fuqishëm në pasurimin e jetës kulturore e artistike të qytetit.

Thuajse çdo vit janë zhvilluar koncerte brenda dhe jashtë vendit. Janë çelur gjithashtu ekspozita të nxënësve e të pedagogëve.

Me freskinë, artin e cilësinë e tyre kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve të Fierit, por edhe të shumë personaliteteve nga mbarë qytetet e Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button