AKTUALITET

Shkolla natën për fëmijët/ Në Pojan ankohen nxënës e prindër


Për fëmijët e fillores në fshatin Pojan mësimi sapo ka mbaruar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Edhe pse është errësirë e plotë vogëlushët do të shkojnë tani në shtëpi për tu rikthyer të nesërmen me turnin e dytë ndërkohë që për moshën e tyre ky orar është i papërshtatshëm.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shkolla e fshatit Pojan në Maliq është një shkollë e bashkuar ku ndjekin mësimin mbi 500 nxënës ndërkohë që kapaciteti i saj është vetëm për 360 nxënës. Në këto kushte kur përveç nxënësve të fshatit vijnë për të ndjekur mësimin edhe nxënës nga fshatrat përreth është vendosur që fëmijët e ciklit fillor të ndjekin mësimin nga ora 13.00 deri në orën 17.00. Kjo ka sjellë reagimin e prindërve të cilët kërkojnë që të shtohen ambientet. Temperaturat e ulëta të dimrit, orët e vona, errësira dhe vështirësitë e tjera me të cilat përballen të vegjlit dhe prindërit e tyre kërkojnë zgjidhje sa më parë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pak metra larg shkollës gjendet ish vatra e kulturës e cila sipas prindër e mund të përshtatet për të zhvilluar mësimin pa qenë nevoja qe këta vogëlushë të hyjnë ne shkollë me ditë e të dalin me nate.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button