KRONIKË

Shkrumbohet makina në Vlorë, ngjarja e rrethuar me mister, mjeti ishte pa targa. Po punohet për identifikimin e pronarit 


Një makinë është shkrumbuar totalisht nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se makina ka qenë pa targa dhe është gjetur në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Grupi hetimor po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia që mjeti të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

Fax News ka siguruar pamjet nga vendngjarja: 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button