AKTUALITET
Shkrumbohet mjeti në Levan të Fierit, shpëton mrekullisht shoferi (Video)
Një automjet është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë në Levan tek kthesa e Qarrit.
Burime bëjnë me dije për Fax News, se zjarri në mjet ka rënë si pasojë e një defekti teknik, dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Shoferi ka mundur që të dalë në një kohë të shpejtë nga mjeti, duke shpëtuar pa lëndime nga ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.