KRONIKË

Shpërthen bombola e gazit brenda banesës së Berat, shkatërron dhe djeg shtëpinë


Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bombola e gazit 3 kg ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shpërthimi saj dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët, që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fatmirësisht bombola ka qenë e përmasave të vogla dhe ka përfunduar shpejt sasia e gazit duke minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit. Sipas efektivëve zjarrfikëse, mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button