KRONIKË

Shpërthen bombula e gazit, merr flakë një apartament te Komuna e Parisit (FOTO)


Një apartament ka marrë flakë mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përfshirë një apartament në katin e shtatë të një pallati, dhe fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia e Tiranës bën me dije se shkak ka qenë shpërthimi i një bombule gazi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. Newsbomb.al mëson se pallati ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Prokop Mima” me rrugën “Medar Shtylla”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button