COVID-19

Shqipëria regjistron 326 raste të reja Covid, rritet ndjeshëm numri i viktimave


8 humbje jete dhe 326 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar këtë të mërkurë në vendin tonë, një dyfishim i fataliteteve krahasur me 4 qe ishin nje dite me pare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Janë shëruar 206 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

NJOFTIMI

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2601 testime, 326 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 206 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki:

134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.
Janë 5640 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 206 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 326
Të shëruar në 24 orë 206
Të shtruar në spitale 133
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2601

Testime totale 1,428,588
Raste pozitive 204,627
Raste të shëruara 195,835
Raste Aktive 5640
Humbje jete 3,152

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2671
Fier 655
Gjirokastër 538
Shkodër 373
Durrës 342
Elbasan 270
Berat 259
Vlorë 199
Lezhë 121
Korçë 106
Kukës 54
Dibër 52

Related Articles

Back to top button