BOTA

Shteti më i mirë në botë gjendet në Europë, zgjidhet në krye për të pestin vit rradhazi


Sipas një ankete ndërkombëtare, Gjermania është zgjedhur shteti më i mirë në botë për të pestin vit radhazi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Britania e Madhe ra nga vendi i dytë në vendin e pestë, pjesërisht për shkak të rënies së reputacionit të saj rreth mikpritjes së të huajve dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë Shtetet e Bashkuara u ngritën në vendin e tetë nga vendi i dhjetë, ku ndodheshin vitin e kaluar, pas përfundimit të pushtetit të ish-presidentit Donald Trump.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në vendin e dytë në listën e shteteve më të mira u radhit Kanadaja, ndërsa e treta është Japonia dhe e katërta Italia, në anketën e realizuar nga shkencëtari politik britanik, Simon Anholt, dhe kompania për anketa, “Ipsos”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Secilin vit, Indeksi i Brendeve të Kombeve vlerëson se si 60 shtete perceptohen në gjashtë aspekte të ndryshme, përfshirë qeverisjen e vendit, miqësinë, kulturën dhe cilësinë e jetës, shkruan Daily Mail.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në listën e këtij viti, Gjermania mbeti në vendin e parë për të pestin vit radhazi. Madje, rezultati i këtij shteti u përmirësua, sepse vitin e kaluar indeksin e kishte 69.1, ndërsa këtë vit 71.1.

Reputacioni i Gjermanisë është përforcuar dukshëm nga njerëzit që kanë qëndrime pozitive për prodhimet gjermane dhe për punën e qeverisë për ta luftuar varfërinë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button