AKTUALITET

“Shteti nuk funksionon, krimi ka “pushtuar” vendin”, Luan Baçi flet pas ngjarjes horror në Fier: Persona të tillë duhen të mbahen nën vëzhgim!


Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur për ngjarjen horror në fshatin Greçalli ku Klodian Çalamani, vrau mizorish një vogëlush 8-vjeçar dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë një prononcimi për “Fax Neës”, Luan Baçi ka thënë se shteti shqiptar nuk funksionon pasi vendi ynë është zaptuar nga krimi dhe ngjarje të tjera të rënda.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Mos harrojmë që ka ditë dhe muaj që ka vrasje, rrëmbime, përdhunime, sjellje më të ndryshme dhe të tmerrshme që po ndodhin në Shqipëri. Ngjarja e sotme është shumë e rëndë që gjithë shoqëria shqiptare duhet me patjetër të sensibilizohet, komuniteti, policia që duhet të jetë në krye të detyrës dhe qeveria e Ramës që ka mbjellë këtë kudo në gjithë jetën. Këtu shteti ka pushuar së funksionuari, bashkia është kthyer në një ndërmarrje private, nuk e di si vepron qoftë ekonomikisht qoftyë në mënyra të tjera. Është një bashki që nuk kontrollohet askush me këshill bashkiak monist dhe gjithë institucionet e kapura, nuk ka database për personat që kanë kryer veprime të tilla. Po të kishte shtet të përgjegjshëm do të shmangeshin ngjarje të tilla të tmerrshme dhe makabre, nuk duhet të imagjinoheshin jo më të ndodheshin”, tha Baçi

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button