COVID-19

Situata e COVID në Shqipëri/ Mbi 400 raste të reja në 24 orët e fundit, virusi u merr jetën 4 qytetarëve


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 406 raste të reja.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fatkeqësisht koronavirusi u ka marrë jetën 4 qytetarëve: Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Njoftimi i Ministrisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki:

185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          406

Të shëruar në 24 orë       484

Të shtruar në spitale       136

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2506

Testime totale              1,400,658

Raste pozitive                201,045

Raste të shëruara          191,386

Raste Aktive                      6,551

Humbje jete                      3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3318

Fier                  645

Gjirokastër     534

Shkodër          461

Berat               351

Durrës             345

Elbasan           299

Vlorë                213

Lezhë               146

Korçë               129

Dibër                 67

Kukës               43

Related Articles

Back to top button