AKTUALITET

Skandali me listën e PAGAVE, ZBULOHET si dhe nga kanë dalë të dhënat


Prokuroria e Tiranës është duke hetuar lidhur me skandalin e publikimit të një liste me të dhëna sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Dokumenti që është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale i përket periudhës së janarit 2021, dhe përmban të dhëna si numri ID, paga dhe Nipt-i.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Por si doli dokumenti?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në media sociale përmendet emri Moza Seraj. Kjo pasi nga analizimi i listës, ky emër rezulton si krijuesi i këtij dokumenti, por jo detyrimisht edhe personi që mund ta ketë shpërndarë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Seraj rezulton të ketë qenë drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Por ajo ka dalë në pension në vitin 2019, çka bie në kontradiktë me të dhënat që i përkasin vitit 2021.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që “user”-i të ketë mbetur i hapur dhe të jetë përdorur nga dikush tjetër. Kjo përforcon dyshimet se databaza ka dalë nga Tatimet.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mendohet se lista është nxjerrë në mënyrë manuale, dhe nuk ka rrjedhur nga ndonjë sulm kibernetik. Gjithashtu mësohet se ky dokument nuk është origjinal por është përpunuar më pas në “Exel”.

Një tjetër e dhënë interesante është se në listë mungojnë më shumë se 30,000 taksapagues, pra lista nuk është e plotë. Më pas, lista u përhap në WhatsApp dhe aplikacione të tjera të komunikimit.

Related Articles

Back to top button