AKTUALITET

Skandali me publikimin e pagave, ja kush e kryeson listën në radhët e politikanëve


Sot qarkulloi në medie databaza me të dhënat dhe rrogat e e 637.138 qytetarëve shqiptarë. Lista kryesohet nga politikanët, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, i ndjekur më pas nga kryeministri Edi Rama. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kreu i Shtetit Ilir Meta rezulton me pagën më të lartë, i cili  merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga Rama me një pagë prej 228 730 lekë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Databaza me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse u be publike mbrëmjen e djeshme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

1.Ilir Meta-257 000 mijë lekë

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

2.Edi Rama-228 730 mijë lekë

Publikimi i të dhënave shkaktoi reagime të shumta, ndërkohë presidenti Meta u bëri thirrje organeve të drejtësisë që nisin menjëherë hetimet për rrjedhjen e të dhënave private të mijëra qytetarëve shqiptarë. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërkaq Qeveria e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se databaza që qarkullon në WhatsApp, është e ndryshme nga ajo që përdor institucioni dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”. Në njoftimin e qeverisë bëhet me dije se po përgatitet një denoncim zyrtar në prokurori, lidhur me zbardhjen e “kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button